POLITIKE

Zeka: Kryeministri i Kosovës pas 29 Majit do të jetë Abdullah Hoti

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Milaim Zeka, i cili foli për zhvillimet e fundit në Kosovë. Duke qenë se qeveria e Albin Kurtit ra, me anë të mocionit të mosbesimit që u bë në fund të marsit në Parlamentin e Kosovës, vendi ka mbetur pa kryeministër. Sakaq, Gjykata Kushtetuese në Kosovë, ka zgjedhur 29 majin për formimin e qeverisë së re.

Në Kosovë ka shpërthyer një debat i madh se kush duhet ta mandatojë si Kryeministrin e ri të Kosovës, Abdullah Hotin, Albin Kurti, apo presidenti Hashim Thaçi. Në lidhje me këtë temë, analisti Milaim Zeka u shpreh se vendimi përfundimtar në lidhje me kryeministrin e ri do të merret pas 29 majit. Por ai është plotësisht i bindur që pas asaj date, kryeministër i Kosovës do të jetë Abdullah Hoti.

Denis Dyrnjaja: Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos që Albin Kurti ka të drejtë dhe nuk ka të drejtë Hashim Thaçi për të mandatuar Abdullah Hotin si kryeministër të Kosovës. Çfarë domethënie ka kjo dhe çfarë pasojash do të prodhojë?

Milain Zeka: Disa juristë që për fatin e keq kanë diplomën e juristëve në Tiranë dhe Prishtinë, e kanë interpretuar ekzakt siç thatë ju. Realiteti nuk është i tillë. Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë të drejtë Albin Kurtit. Gjykata Kushtetuese vetëm ka pezulluar për disa ditë mandatin e presidentit. Vendimi përfundimtar do të merret pas datës 29. Unë pres që Gjykata Kushtetuese do të vendosë në bazë të nenit nr. 85 pika e 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Unë si analist jam i bindur 100% që do të kemi qeverinë Hoti pas datës 29 maj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

23 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago