BOTA

Zelensky: Armët perëndimore na ndihmuan ta thyejmë ofensivën ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë dhënë për CNN, ka thënë se në vlerësimin e fundit i Pentagonit, thuhet se Rusia ka humbur rreth 50 për qind të tankeve në luftën në Ukrainë, që sipas tij është një realitet.

Zelensky ka konfirmuar se Rusia në luftën e Ukrainës, ka pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Kujtojmë që Colin Kahl nga Pentagoni, tha të martën para gazetarëve se Rusia në luftën e Ukrainës “do të dalë më e dobët sesa që ka hyrë”, duke shtuar se “sipas të gjitha gjasave ka humbur gjysmë e tankeve që i ka pasur në dispozicion”.

Kahl ka theksuar se “mbi 80 për qind e forcave ruse të këmbësorisë e ka pësuar keq në Ukrainë, dhe se Rusia ka shpenzuar rezervat e raketave precize në luftën e Ukrainës”.

I pyetur nga gazetari i CNN-it nëse vlerësimet e Pentagonit përputhen me informacionet nga terreni në Ukrainë, Zelensky tha: “Mendoj se pak apo shumë i përshtaten realitetit. Të jemi të sinqertë, askush nuk i dinë numrat e saktë, në veçanti sa i përket numrit të ushtarëve rusë të vrarë”.

Zelensky është shprehur i bindur se Rusia ka pësuar mbi 10 herë më shumë humbje sesa Ukraina, duke theksuar se nuk mund të japë shifra të sakta, “ekziston dallimi” i madh mes humbjeve ruse dhe atyre ukrainase.

Reklama

Tha se Ukraina nuk dëshiron t’i shfrytëzojë ushtarët e saj si mish për top, një arsye tjetër pse ukrainasit nuk kanë pësuar humbje të mëdha sikurse rusët.

“Sa herë kërkojmë nga partnerët tanë të na dërgojnë artileri apo mjete të blinduara, nuk bëhet fjalë vetëm për armë, por para se gjithash të mbrojmë personelin tonë ushtarak”, shtoi Zelensky i cili pranoi se artileria që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa ia dërguan Ukrainë, ka luajtur rol të rëndësishme në thyerjen e ofensivës ruse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

14 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago