Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka larguar dy gjeneralë të lartë ukrainas, duke i quajtur ata “anti-heronj”, në adresimin e tij të postuar në rrjetet sociale, njofton CNN.
“Sot është marrë një vendim tjetër sa i përket anti-heronjve. Nuk kam tash kohë të merrem me gjithë tradhëtaraët. Por, gradualisht të gjithë do të ndëshkohen”, ka thënë Zelensky.
Gjeneralët – ish-shefi i Departamentit Kryesor të Sigurisë së Brendshme në Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës, Andriy Naumov Olehovych, dhe ish-kreu i Zyrës së Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës në rajonin Kherson, Serhiy Kryvoruchko Oleksandrovych – janë degraduar.
“Gjeneralë të zakonshëm nuk kanë vend këtu!” – ka thënë Zelensky.