Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ushtria ukrainase ka shkatërruar një depo të rëndësishme municioni ku Moska mbante raketa S-300 për ta bombarduar qytetin e Kharkivit.
“Dua edhe njëherë t’i falënderojë mbrojtësit tanë, gratë dhe burrat që po shërbejnë, inteligjencën tonë, shërbimin e sigurisë së Ukrainës të cilët janë duke bërë gjithçka për t’ia vështirësuar armikut tonë që të qëndrojë në territorin tonë”, ka thënë Zelensky në adresimin e së hënës mbrëma. “Dhe sot dua të falënderoj luftëtarët tanë të cilët kanë shkatërruar një depo municioni ku gjendeshin raketa me të cilat armiku bombardonte Kharkivin, shkruan CNN-i të hënën.
Zelensky ka premtuar se do të ketë ndëshkim opr Rusinë e cila po bombardon qytetet dhe fshatrat ukrainase.
📽️Ukrainian 128th Mountain Brigade hit positions of Russian 83rd AirAssault Brigade in Myroliubivka, #Kherson Oblast. Exact date unknown. #UkraineRussiaWar pic.twitter.com/uNFbCv8SMG
— MilitaryLand.net (@Militarylandnet) September 5, 2022