Janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19, por që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Debat Plus ka thënë se situata është e menaxhueshme.
Ai gjithashtu kritikoi edhe qeverinë Kurti, duke thënë se kur ka pranuar detyrën, s’ka pas asnjë dokument zyrtar se çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, transmeton Indeksonline.
Por, pavarësisht shtimit të rasteve, ai thotë se do të insitojë që mos të ketë rikthim të masave.
“Do të insistoj me krejt kapacitet e qeverisë e ministrisë që mos të ketë rikthim të masave. Është e paimagjinueshme që njerëzve t’iu adresohesh që mund të ketë izolim siç ka qenë. Kam përballë në zyrën ku punoj psikolog, që tregojnë që pandemia ka shkaktu probleme psiqike e sociale.
Ky është problem nacional, prandaj thirrja e angazhimi është që masa të respektohen”, ka thënë Zemaj.