POLITIKE

Zemaj flet lidhur me mundësinë e mbajtjes së dasmave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot ka prezantuar manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19, i cili ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e këtij infeksioni, në kohën kur vendi po përballet me rritje të numrit të rasteve të reja.

Zemaj tha se manuali përmban udhëzues të hartuar nga profesionistët shëndetësorë të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës dhe të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai nga kjo konferencë për media pati një mesazh të qartë: përdorini manualin, bartni maska, mbani distancën dhe mirëmbani higjienën.

Zemaj: Zbatoni manualin, përdorni maskat, mbani distancën dhe higjienën

“Manuali ka rekomandime të cilat janë zbatuar në fazat e më hershme të menaxhimit të pandemisë. Të gjitha institucionet respektive obligohen të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë manual varësisht nga specifikat e tyre. Ministria do të ndajë këtë manual me të gjitha institucionet qendrore dhe ato lokale si dhe me publikun e gjerë, me qëllim që të përdorin të gjithë si një instrument për mbrojtjen nga përhapja e më tejme e pandemisë Covid-19. Ne besojmë se nga masat e marra nga qeveria dhe rekomandimet IKSHP-së do të na mundësojmë që të kontrollojmë shpërthimin e COVID-19 dhe në këtë aspekt të gjitha pjesët e shoqërisë, përfshirë bizneset, dhe punëdhënësit duhet të luajnë rolet e tyre nëse duhet të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje. Përballë shifrave në rritje të rasteve me Covid-19 nuk guxojmë të sillemi sikur nuk po ndodhë asgjë dhe të shpërfillim një virus, i cili po manifeston shenja agresiviteti, duke dëmtuar shëndetin, mirëqenien dhe ekonomitë”, deklaroi Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë foli edhe për kërkesat e estradës për lejimin e dasmave, i cili tha se janë në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse lidhur me vendimin e mundshëm për hapjen e masave për mbajtjen e ahengjeve dhe dasmave, teksa shtoi se nuk e di kur do të ndodhin këto lehtësime.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Masakër në Austri, vriten 9 persona në një shkollëMasakër në Austri, vriten 9 persona në një shkollë

Masakër në Austri, vriten 9 persona në një shkollë

Një masakër ka goditur sot qytetin Graz në juglindje të Austrisë, ku një person i…

2 orë ago
AP: Bukoshi vdiq në Gjermani ku edhe po trajtohej me mbështetje financiare nga qeveria shqiptareAP: Bukoshi vdiq në Gjermani ku edhe po trajtohej me mbështetje financiare nga qeveria shqiptare

AP: Bukoshi vdiq në Gjermani ku edhe po trajtohej me mbështetje financiare nga qeveria shqiptare

Bujar Bukoshi, ish-lider i pavarësisë së Kosovës i cili për vite të tëra e drejtoi…

2 orë ago
Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosurTë shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur

Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është…

5 orë ago

I hoqi pantallonat kolegut, gjobitet gruaja nga Koreja e Jugut

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka gjobitur një grua për sjellje të pahijshme seksuale,…

6 orë ago

Vdes në moshën 78 vjeçare Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në…

6 orë ago

Rutte ngre alarmin: Brenda pesë viteve Rusia sulmon NATO-n

Brenda pesë vitesh Rusia do të mund të jetë gati për të sulmuar vendet e…

17 orë ago