Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se 300 infermierë nga projekti i Bankës Botërore kanë lidhur kontratat ne një kohë kur ka pasur nevojë.
Ai ka thënë se këto kontrata kanë qenë me një afat të caktuar edhe në kontrata e kanë pasur si të tillë.
“Nëse ish-ministri ju ka premtuar se do të vazhdojnë ata janë mashtruar, ne kemi respektin maksimal për ta por ky është realiteti”, ka thënë ai.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj duke iu përgjigjur ministrit Vitija ka thënë se i vjen keq për fjalorin mashtrues tipik, mashtrues ordiner.
“Ne nuk e kemi mashtruar askënd siç po bëni ju, ata i dinë kontratat e tyre, nuk janë analfabetë funksionalë por të gjithë janë profesionalë me shkollim adekuatë. Për besë ju kërkova falje dhe si institucion por për mënyrën si bëni ju është për të ardhur keq, ju si ish ministër e keni të qartë si kanë qenë kontratat e tyre dhe është për të ardhur keq se si mundoheni t’i manipuloni këta infermierë”, ka thënë ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…