POLITIKE

Zëvendësministri i MPJ-së: Greqia është një hap afër njohjes së Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka deklaruar se Kosova ka shënuar sukses në diplomacinë e jashtme gjatë këtij viti, duke paralajmëruar se raportet me Greqinë janë afruar.

Ai ka deklaruar se Greqia është afër që ta njohë Kosovën, duke theksuar se janë nënshkruar dokumente e memorandume të përbashkëta.

“Është punuar në sjelljen e njohjeve të reja. Ka pasur progres jashtëzakonisht të veçantë me Greqinë, ku përpos që kemi ngritur statusin e Zyrës tonë që nënkuptonte formalizim të marrëdhënieve të Zyrës sonë atje dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, kemi filluar që të nënshkruajmë edhe dokumente të përbashkëta…Pra, Greqia është një hap afër njohjes për mendimin tim”, tha ai në KTV.

Sipas Ahmetit, vitin e ardhshëm Kosova do të hapë misionin e parë në Poloni, e edhe misione të tjera pritet të realizohen.

“Në kontekstin aktual, Republika e Kosovës, politika e jashtme e saj, nuk mund të vlerësohet vetëm tek numri i njohjeve se tashmë jemi etabluar si realitet në arenën ndërkombëtare, duke mos thënë që ajo nuk është e rëndësishme, por nuk është çelësi i vetëm që mund të vlerësohet”, ka shtuar ai.

Zv.ministri është shprehur tutje se diplomacia kosovare aktualisht është stabile, derisa ka theksuar se ende ka sfida në shërbimin e jashtëm. Duke folur për çështjen e liberalizmit të vizave, Ahmeti ka thënë se procesit i erdhi fundi “si sukses i qeverisjes së mirë të kësaj qeverie”.

“Nuk pres që të ketë lëvizje të mëdha si rezultat i liberalizimit. Rregullat janë të qarta, e pos që ka qenë temë për një kohë të gjatë e rregullat dihen, ka qenë një fushatë nga Qeveria në 30 komuna ku është bërë fushatë të njoftohen qytetatët çka nënkupton liberalizimi”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, procesi i dialogut me Serbinë nuk pritet të lidhet me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Nuk shoh mundësi të lidhet procesi i dialogut në Bruksel në mënyrë formale me raportin e juristëve në Këshillin e Evropës pasi janë organizata të ndara…Çështjet që adresohen janë të kontekstit të rajonit. Kosova nuk qëndron më keq se vendet që janë anëtare të Këshillit të Evropës”, ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago