BOTA

“Zgjedhjet” në Rusi, ushtarët e armatosur dhe të maskuar futen në kabinat e votimit – kontrollojnë votuesit

Analistja amerikane Ivana Stradner ka postuar në profilin e saj në X në video nga zgjedhjet në Rusi.

Se sa ka demokraci në këtë shtet, në krye të cilit gjendet Vladimir Putin, e dëshmon më së miri videoja e Stradnerit, ku shihen ushtarët e uniformuar, armatosur dhe me maska duke u futur në kabinat e votimit për të kontrolluar votuesit.

Në video votuesit shiheshin brenda kabinave, kur befasisht “vizitohen” nga ushtarët e maskuar që mbanin armë të gjata dhe me gjasë i kontrollonin nëse po votojnë për të “duhurin”.

Në anën tjetër në shumë vendvotime në Rusi është raportuar për djegie të fletëvotimeve por edhe të kutive, duke u munduar me çdo kusht të bojkotojnë zgjedhjet në këtë shtet.

E ata pak kandidatë që konsideroheshin si të “pavarur”, Vladimir Putini ka arritur t’i nxjerrë nga “loja”, ku autoritetet i cilësuan si të “padëshirueshëm” dhe se kanë kritikuar hapur luftën në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago