Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vladimir Dimitrijeviç, ka thënë se në një qendër votimi në Novi Pazar nuk është hapur me kohë pasi ka ardhur deri te një rrahje, raporton Danas.
“Erdhi deri te një rrahje, siç jemi informuar nga ana e komisionit zgjedhore. Ka ardhur menjëherë tek intervenimi i Policisë. Është e jashtëzakonshme që nga 8267 qendra votimi kemi vetëm një problem që do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Dimitrijeviç.
Në Serbi këtë të diele të tre prillit po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, derisa sipas mediave serbe të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 7:00.
Ndërkaq të drejtë vote kanë 6.502.307 votues, njoftoi Komisioni Republikan i Zgjedhjeve.
Për president garojnë tetë kandidatë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 19 lista.
Kryeministrja dhe funksionarja e Partisë Progresive Serbe, Ana Brnabiç, presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandër Vuçiç, dhe kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, tashmë kanë votuar.
Vuçiç po shihet favorit për ta fituar edhe një mandat.
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…