KRYESORE

Zgjedhjet presidenciale: Trump i shqetësuar, Joe Biden është në avantazh me 14 pikë më shumë

Panik në stafin e Donald Trump pasi sondazhet e brendshme tregojnë një rënie si pasojë e vrasjes së George Floyd dhe pandemisë së koronavirusit.

Për momentin nuk shihet asnjë pikë kthese. Mesazhi i tij për ligj dhe rend nuk përputhet me elektoratin  dhe presidenti ndër të tjera ka dhe një problem të vërtetë me gratë të cilat duket se e kanë braktisur në masë. Sipas CNN Joe Biden është 14 pikë para.

Sipas mediave amerikane, këshilltarët e fushatës së presidentit janë në kërkim të një mesazhi më pozitiv, të një teme të re e cila shkon përtej dhe që ka të njëjtin sukses si “Ta Bëjmë Amerikën sërish Madhështore”. Një detyrë jo e lehtë por që stafi është i bindur se do ta gjejë duke u shprehur se ka ende shumë kohë në dispozicion.

Teksa protestat për vrasjen e Floyd vijojnë të pushtojnë vendin, Biden merr 55 për qind të mbështetjes të popullit kundrejt 41 për qind të Trump. Kjo e fundit është përqindja më e ulët e regjistruar ndonjëherë për kreun e shtëpisë së bardhë. Në total 38% e amerikanëve miratojnë mënyrën se si Trump po drejton vendin, ndërsa 57% nuk e mbështet. Një shifër e ngjashme me përqindjen e Jimmy Carter dhe George Bush në fund të mandateve të tyre. Të dy ata nuk arritën të rizgjidheshin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

5 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

9 orë ago