FOTO&VIDEO

Zjarr i madh në lagjen 5 Maji në Tiranë

Gazetari i A2CNN, Anesti Barjamemaj, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, u shpreh se nga zjarri në lagjen “5 Maji” dëmet janë të konsiderueshme, “ndoshta miliona euro”.

“Ka më shumë se një orë zjarri në lagjen “5 Maji”. Flakët po shtohen, pavarësisht se forcat zjarrfikëse janë shtuar në numër, flakët po vazhdojnë të djegin një godinë të tërë, ku ka biznese të shumta që po digjen. Sipas banorëve të zonës, ka biznese që shesin tapete, rroba të reja e të përdorura, dhe prej më shumë se një ore po digjet gjithçka”, tha gazetari i A2.

“Banorët janë të tmerruar, thonë se kanë njoftuar njëri-tjetrin për zjarrin, por shumë shpejt zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Duket se jo vetëm mallrat, por po digjet e gjithë godina. Sipas tregtarëve, dëmet janë të konsiderueshme, ndoshta miliona euro, pasi janë magazina të mëdha dhe janë aty më shumë se 50 dyqane”, shtoi gazetari,


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago