BREAKING NEWS

Zjarri në Rodos të Greqisë, evakuohen 19 mijë turistë

Zjarri i madh që shpërtheu në ishullin grek të Rodosit detyroi mijëra turistë dhe banorë të ishullit të strehoheshin në shkolla dhe stadiume të mbyllura, pasi u evakuuan me anije private nga fshatrat bregdetare dhe vendpushimet.

Mijëra kaluan natën në plazhe dhe rrugë. Shumë njerëz u larguan nga hotelet kur flakët e mëdha arritën në fshatrat bregdetare të Kiotari, Gennadi, Pefki, Lindos, Lardos dhe Kalathos.

Turistët tregojnë tmerrin e përjetuar kur panë flakët të vinin dhe policia u tha të evakuoheshin. Pasi kishin bërë gati çantat, zjarri ishte në gjysmë të rrugës poshtë kodrës. Akoma më e frikshme situata u bë kur, ndërsa po largoheshin, rezervuari i naftës shpërtheu dhe hoteli u rrafshua.

“Brigada e zjarrfikësve tha se 19 000 njerëz u zhvendosën nga shtëpitë dhe hotelet, duke e quajtur atë transportin më të madh të banorëve dhe turistëve që ka kryer Greqia. Vullnetarët janë absolutisht të mahnitshëm, të gjitha furnizimet që sollën janë thjesht të jashtëzakonshme”, tha njëri prej turistëve të evakuuar.

Ndërsa një tjetër e përshkruan situatën më të frikshme të jetës së tij, por tani i kanë ikur së keqes, janë të të sigurt.

Tre operatorë turistikë anuluan fluturimet që niseshin për në Rodos, i cili shtrihet në juglindje të Greqisë kontinentale dhe është i njohur për detet e ngrohta dhe vendet e lashta. Qytetarë francezë, gjermanë, holandezë dhe britanikë ishin midis turistëve në Rodos, i cili, siç tha një hotelier, mund të presë 150 000 vizitorë në të njëjtën kohë në sezonin e pikut, kur popullsia rezidente e ishullit është rreth 125 000.

Por, ka prej turistëve që janë të zhgënjyer nga menaxhimi në hotel, pasi zjarri filloi të martwn dhe edhe pse retë e tymit po afroheshin, njerëzit e hotelit thoshin “nuk ka gjw dhe mos u panikosni. Në fakt, e kundërta ndodhi. Fatmirësisht, nuk ka pasur raportime për viktima, ndërsa zjarrfikësit, të mbështetur nga avionët që hodhën ujë, luftuan në tre fronte të dielën, duke ngritur pengesa që parandalojnë përhapjen e flakëve në pyll të dendur apo kërcënimin e zonave të banuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

8 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

12 orë ago