Pas hetimeve preliminare, me vendim të gjykatësit, është konstatuar se i dyshuari, mashkull i komunitetit serb, zyrtar policor, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në Zubin Potok, ku nga dhoma e dëshmive mungojnë (janë vjedhur) lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe disa motor-sharra.
Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.