Zv.ministri shqiptar Artan Shkreli ka postuar zbulimin e një kishe paleokristiane të shekujve IV dhe VI në Kosovë, ndërsa sfidon serbët, për të cilët thotë se mund të jenë kthyer të krishterë në këto kisha.
Postimi i Shkrelit:
K R I S H T E R I M . I . V J E T E R . K O S O V A R
Kishë paleokristiane, shek IV-VI, zbuluar së fundmi në Vrellë (Kosove veri-lindore). Historiografia serbe mëtonte, deri para këtij zbulimi, se kishat me të vjetra në atë zonë qenë të shek XIII.
Tani pyetja ime është nëse gjindja serbe filloi të krishterëzohet në kishat që gjeti kur u pranua në Kosove, apo serbët erdhën të tillë 😉