FOTO&VIDEO

Zvicër: Arrestohet një person që dyshohet se vrau 20 vjeçarin nga Kosova

Policia e Luzernit ka arritur ta arrestojë një person si të dyshuar për vrasjen e 20 vjeçarit nga Kosova Ardit Nikçi.

Ai vdiq dhjetë ditë më parë pas një përleshje mes dy grupeve në një pompë të benzinës Avia në Geuensee në Luzern.

Sipas gazetës zvicerane “Blick’, në vendin e ngjarjes ishin gjetur thika, gurë dhe çekan.

Simon Klopp, nga Zyra e Prokurorit të Luzernit tha se kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshuar dhe ta arrestojnë.

“Ne shumë shpejt e identifikuam dhe e arrestuam të dyshuarin.Personat janë në paraburgim në lidhje me vrasjen në Geuensee”.

Ai tha se lidhur me ngjarjen shtatë persona gjenden në paraburgim.

Related Post

Në mesin e tyre janë pesë sirian, një irakian dhe një zviceran.

Zyra e Prokurorit po kryen hetimet për zënkën dhe nuk bën të ditur se çfarë armë dhe mjete janë përdorur për vrasjen e viktimës dhe lëndimin e personave tjerë.

Raporti i Instituti të Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimës është ende në pritje.

Klopp theksoi se janë duke i analizuar pamjet e kamerave të pompës së benzinës për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek ngjarja.

“Video-regjistrimet ndihmojnë në lidhje me hetimet. Ne i kontrollojmë pamjet tërësisht, çdo sekondë. Në fund është si një mozaik ku të gjitha pjesët duhet të përshtaten”.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Masakruesi nga Graz la një letër lamtumire – policia beson se e di cili mund të jetë motivi

Gazeta austriake Kleine Zeitung shkruan se policia ka gjetur një letër lamtumire në shtëpinë e…

6 orë ago

Tragjedi/ Një 15-vjeçare shqiptare dyshohet në mesin e viktimave në Austri

Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë…

11 orë ago

Publikohen për herë të parë pamjet nga vrasja e Martin Canit

Janë publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori…

12 orë ago

Masakër në Austri, vriten 9 persona në një shkollë

Një masakër ka goditur sot qytetin Graz në juglindje të Austrisë, ku një person i…

14 orë ago

AP: Bukoshi vdiq në Gjermani ku edhe po trajtohej me mbështetje financiare nga qeveria shqiptare

Bujar Bukoshi, ish-lider i pavarësisë së Kosovës i cili për vite të tëra e drejtoi…

15 orë ago

Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është…

17 orë ago