Këtë e vendosi edhe Dhoma e Kantoneve (senati) pas Dhomës Nacionale, e cila e kishte pranuar më parë një propozim përkatës
Duke qenë se në Zvicër njihet tashmë pushimi i atësisë me rastin e lindjes së fëmijëve, ky pushim, pra leja për të mos punuar dy javë, duhet të jepet gjithashtu edhe nëse fëmija ka lindur i vdekur ose vdes në lindje.
Këtë e vendosi edhe Dhoma e Kantoneve (senati) pas Dhomës Nacionale, e cila e kishte pranuar më parë një propozim përkatës, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, teksti ka pësuar një ndryshim nga Dhoma e Kantoneve. Në versionin e saj, leja duhet të jepet edhe nëse fëmija vdes brenda 14 ditëve nga lindja e tij.
Prandaj, leja duhet të jepet përnjëherë (dy javë, pa ndërprerje) që nga momenti i lindjes së vdekur të foshnjës ose vdekjes së mëvonshme, shkruan srf.ch. Për shkak të kësaj përshtatjeje, çështja tani duhet të kthehet edhe njëherë për shqyrtim dhe votim në Dhomën Nacionale (Këshilli Kombëtar).
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…