Rifat Latifi ka vendosur ta lë pozitën e Ministrit të Shëndetësisë, raporton Gazeta Express.
Akoma nuk ka deklarim nga Qeveria, por Telegrafi ka publikuar letrën e ministrit. Aty thuhet se dorëheqja vjen pas “shumë reflektimesh”.
Dorëheqja e tij ndodhi pas kritikave të vazhdueshme për keqmenaxhim të shëndetësisë kosovare.
Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.
Ministri i Shëndetësisë është kirug që ka vepruar për shumë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.