Policia e Kosovës sot ka kryer një bastisje në “Telekomin” e Kosovës.
Menduh Abazi nga “Telekomi” i Kosovës në një prononcim ka thënë se rasti ka të bëjë me një mashtrim prej 105 mijë e 840 eurosh të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut.
I dyshuari ka përdorur dokumente të falsifikuara për një kontratë lidhur me ofrimin e disa shërbimeve, transmeton IndeksOnline.
“Telekomi” i Kosovës ka iniciuar kallëzim penal për dyshimin për mashtrim, muaj më parë. Në momentin që ne kemi vërejtur dyshimin kemi ftuar organet kompetente, të cilët kanë ardhur dhe kanë zhvilluar hetimet. Sot policia ka kryer pjesën e tyre, ka ardhur dhe ka marrë informacionet. Krejt kjo është një punë jona në përpjekje për të mbrojtur kompaninë publike.
Është hera e parë që ne iniciojmë një rast të tillë dhe është shumë për të ardhur mirë që shumë shpejt ka ndodhur kjo, ne kemi qenë vetë iniciues dhe bashkëpunues.
Mbi 100 mijë euro është dëmi për dyshimin për mashtrim. Në fund të vitit të kaluar ka ndodhur kjo.
I dyshuari ishte arrresuar në Ferizaj. Është shtetas i Maqedonisë së Veriut”, ka thënë ai.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe nga Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën nga organet e drejtësisë, sot më 06 mars 2020, është duke e realizuar një operacion policor.
Detajet e tjera do t’i keni pas përfundimit të operacionit policor”.