An infrared overview of damaged aircraft at Saki Airbase after attack, in Novofedorivka, Crimea August 10, 2022 . Maxar Technologies/Handout via REUTERS
Zyrtarët perëndimorë janë të bindur se flota ruse në Detin e Zi ka pësuar dëmtime të mëdha dhe kjo do të ndikojë në goditjet e radhës.
Ata vlerësojnë se shpërthimet në bazën ajrore ruse Saki më 9 gusht dhe sulme të tjera kanë nxjerrë jashtë veprimit më shumë se gjysmën e aviacionit detar të flotës së saj të Detit të Zi.
Kjo, e kombinuar me humbjen e anijes, Moskva, që u fundos nga raketat ukrainase, dhe braktisjen e nxituar nga Rusia të ishullit të gjarpërinjve, e ka reduktuar flotën dikur krenare të Detit të Zi. Kjo flotë është e detyruar tani të ndërmarrë një veprim të kujdesshëm dhe qëndrim mbrojtës.
Zyrtarët dyshuan në aftësinë e Rusisë për të kërcënuar me një sulm tjetër në portin ukrainas të Odesa së shpejti.
Fakti që shpërthimet në Krime, në një vend që më parë konsiderohej të ishte përtej çdo sulmi ukrainas, u ndoqën nga mijëra turistë rusë, shumë prej të cilëve që atëherë janë larguar nga Krimeja në Rusi, ka pasur një efekt psikologjik në Moskë, thonë zyrtarët.
Ende ka njëfarë konfuzioni nëse komandanti i flotës ruse të Detit të Zi është zëvendësuar apo jo.
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…