POLITIKE

Zyrtari i BIK-ut: Disa shtete myslimane po mashtrohen nga Rusia e Serbia, s’ka gjë prej tyre

Pas raportimit të KosovaPress për vrasjen e një mercenari serb në Libi, i cili po luftonte në kuadër të grupit paramilitar rus Vagner, ka reaguar në Facebook edhe zyrtari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ajni Sinani.

“Disa shtete myslimane po mashtrohen nga Rusia dhe Serbia. S’ka gjë prej tyre. Këto dy shtete kanë bërë kriime kundër myslimanëve. Përsëri po bëjnë. Shihni Sirinë!”, është postimi i plotë i Sinanit.

Javën e kaluar në luftime afër Tripolit të Libisë ishte vrarë Aleksa Gjuriq (Aleksa Djuric), raportuan mediet ruse, arabe e turke. Ai ishte duke luftuar në krah të forcave të Gjeneralit prorus Haftar.

Serbi i vrarë, ishte pjesë e grupi paramilitar “Vagner”, i cili udhëhiqet nga Jevgeni Prigozhin, i njohur ndryshe edhe si “Kuzhinieri i Putinit”. I njëjti akuzohet se është themeluesi dhe udhëheqësi i Agjencisë së Kërkimit në Internet (Internet Research Agency – IRA), e cila merret me ndërhyrjet e Federatës së Rusisë kryesisht në zgjedhjet e vendeve perëndimore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

15 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago