Një zyrtar indian u pezullua nga detyra pasi urdhëroi tharjen e një rezervuari pasi i kishte rënë telefoni.
Punëtorëve iu desh më shumë se 3 ditë për të hequr miliona litra ujë nga diga, sepse zyrtarit Rajesh Vishwas i ra telefoni teksa po bënte një selfie. Kur ai e gjeti pajisjen ajo nuk punonte më pasi kishte qëndruar shumë kohë nën ujë.
Rajesh Vishwas u justifikua se kishte të dhëna tepër sensitive në telefon, por kjo nuk e shpëtoi atë nga akuza e shpërdorimit detyre.
Ngjarja u regjistrua në rezervuarin e Kherkattas, që është vendosur në shtetin indian të Chhattisgarh.
Sipas mediave, zhytësit nuk arritën ta gjenin telefonin dhe për këtë arsye u morën dy pompa me naftë për të tërhequr uji.
Zyrtari shprehet se urdhëroi që uji të derdhej në një kanal pranë me synimin që të ndihmonte fermerët të kishin më shumë ujë.
Gjithçka u ndërpre kur një zyrtar tjetër nga departamenti i burimeve ujore mori denoncime për masakrën që po kryhej, në një kohë kur vendi shënon problem me thatësirën.
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…