Një kërcënim që mori përmes rrjeteve sociale regjisori Ard Islami, e ka nxitur përfaqësuesin e Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashin, që ta kërcënoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Duke komentuar kërcënimin ndaj Ard Islamit, Gashi kërcënoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se Albin Kurti do ta ketë fatin e ish-diktatorit të Libisë, Muammar al-Gaddafi, i cili u vra më 2011 gjatë të ashtuquajturës “Pranverë Arabe” në Libi – një lufte civile brenda shtetit afrikano-verior që rezultoi me përmbysjen e pushtetit.
“Albin, lidhi qent endacak! Se për 6 muaj fatin e Gadafit e përjeton! Duhët të jesh kriminel i lindur që të kërcnosh në këtë formë akoma pa marrë pushtet!”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, aktori dhe regjisori Ard Islami deklaroi se ka marrë një mesazh kërcënues nga përkrahës të VV-së
“Mbaje në mend Ard Islami. Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së. Ka ardhë koha jonë edhe krejt këto punë që i bëni, ne kemi me ra, dhe ju do të ndaleni”, pretendoi Islami t’i ketë shkruar një përkrahës i Vetëvendosjes.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…