​Bislimi: Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës kanë keqpërdorur detyrën, i kemi dërguar në prokurori

Ministri në detyrë i Transfereve dhe Financave, Besnik Bislimi ka deklaruar se ka zyrtarë të Ministri të Infrastrukturës që kanë keqpërdorur detyrën dhe rastet i ka dërguar në prokurori.

Ai ka thënë se ka pas zyrtarë për mbikëqyrjen e rrugëve që merr pagë 6000 euro dhe pastaj për mbikëqyrje të një tenderi kanë marrë edhe 26 mijë euro.

“I kemi dërguar në prokurori zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, janë edhe personat që kanë nënshkruar marrëveshjen në Berlin për hekurudhat”, tha Bislimi.

Bislimi ka shtuar se diaspora është duke e kuptuar rolin vendimtar që e ka për ta ndihmuar vendin.

“Vetëm sot kanë ardhur 253 transaksione”, tha ai.