POLITIKE

Sami Lushtaku reagon pas plagosjes së avokatit Gazmend Halilaj

Kryetari i PDK-së, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka reaguar pas plagosjes së avokatit Gazmend Halila gjatë ditës së sotme, tri ditë pasi ky i fundit kishte shkruar një status në Facevook, se Lushtaku e ka kanosur.

Në reagimin e tij, Lushtaku ka thënë se Halilaj ka bërë shpifje të ulëta ndaj tij, për një rast inekzistent të para me shumë së 20 viteve.

Lushtaku, ka thënë se këto janë shpifje dhe se nuk merret me një njëri që akuzohet për keqpërdorim s eksual te një të miture.

Reagimi i plotë i Sami Lushtaku:

Reagim

Të dashur miq,

Para pak ditësh, një njeri me emrin Gazmend Halilaj, ka bërë shpifje të ulëta duke ma përmendur emrin për një rast inekzistent të para më shumë se 20 viteve. Këto shpifje vijnë nga njeriu i cili sipas mediave dhe njerëzve që e njohin, ka probleme të mëdha me personalitetin e tij.

Ai pos shumë skandaleve, së fundi është akuzuar se ka përdhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Drenas. U mundua që të tjerëve të ua hedhë të zezat që i kishte bërë vetë ai.

Unë do ta konsultoj avokatin tim që të ushtroj padi kundër këtij shpifësi, i cili ka për qëllim që të fitojë famë duke u marrë unë më të. Për një ‘ngjarje’ tjetër që sot i paska ndodhur, përsëri më paska akuzuar mua. Ai ka për qëllim që ta mbajë vëmendjen e publikut dhe mediave duke me akuzuar mua. Ju bëj thirrje organeve të rendit që të zbardhin edhe ndodhinë e sotme mbi bazë të fakteve. Të tillët si soji i tij që kanë probleme personaliteti, duan famë.

Unë nuk mirrem e nuk kam kohë për të, aq më pak për një njeri që akuzohet për keqpërdorim seksual te një të miture. Ju garantoj 100% se këto janë shpifje më të cilat do të merret gjykata.

Shpejt do ta padis për shpifje që ka për qëllim dëmtimin e imazhit dhe personalitetit tim. SL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 ditë ago