Qytetarët në Prishtinë i janë përgjigjur ftesës së drejtorit të Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj për të duartrokitur në ora 21.00, në shenjë mbështetje për mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit, të cilët janë në shërbim të tyre, në kohën kur vendi po përballet me raste të reja me koronavirus.
https://www.facebook.com/vlora.dumoshi/videos/10157300189094075/
“Sonte të dalim në ballkone në orën 21:00 dhe duartrokasim … për të thënë një falënderim të madh për njerëzit që punojnë në kujdesin shëndetësor, mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që po bëjnë të pamundurën për të u kujdesur për ne. Më shumë se kurrë kemi nevojë për motivim dhe forcë për të qëndruar së bashku”, ka shkruar Hasanaj në Facebook.
Kosova ka regjistruar nëntë raste me koronavirus, katër prej tyre vetëm sot.