Koreja e Veriut ka kërcënuar me hakmarrja pasi SHBA-ja fluturoi bombardues mbi Korenë e Jugut gjatë stërvitjes me avionët luftarakë jugkoreanë, gjë që Koreja e Veriut e sheh si praktikë për sulm kundër saj.
SHBA-ja fluturoi bombardues B-1B të martën në stërvitje bashkë me avionë të tjerë amerikanë dhe të Koresë së Jugut. Ministria e Mbrojtjes jugkoreane ka thënë se stërvitjet kishin për qëllim të tregonin kapacitetin e përbashkët të të dyja vendeve kundër programit bërthamor të Koresë së Veriut.
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut vazhdimisht kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, që i përshkruajnë si stërvitje të natyrës mbrojtëse. Por, Koreja e Veriut iu referohen si stërvitje për pushtim, raportoi AP.
“Lëvizja e fundit e SHBA-së dhe Koresë së Jugut është kërcënim i hapur për sigurinë e shtetit tonë dhe provokim i rëndë që rrit tensionet ushtarake në rajon në një nivel ekstremisht të rrezikshëm”, thuhet në një deklaratë të ministrisë verikoreane.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…