POLITIKE

​Gërvalla në Iowa: Kosova po prodhon siguri dhe paqe në rajon e më gjerë

Delegacioni i Kosovës i përbërë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës Donika Gërvalla, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përfaqësues diplomatik të Kosovës në ShBA dhe përfaqësues të FSK-së, kanë vazhduar takimet zyrtare dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme në Iowa, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të Programit për Partneritet Shtetëror mes Kosovës dhe Iowa-s në sektorin e mbrojtjes.

Gjatë ditës së sotme janë pritur në takim nga Gjeneralmajori Benjamin Corell, komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Me këtë rast, ministrja Gërvalla shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që institucionet e Kosovës dhe FSK-ja ka me Gardën Kombëtare të Iowa-s nga e cila tha se ka përfituar mjaftë shumë vendi ynë.

“Ky partneritet 10 vjeçar do të thotë shumë për Kosovën. Është një kontribut tepër i madh drejt FSK-së e cila ka përfituar nga ky partneritet duke u zhvilluar dhe modernizuar dhe duke u bërë forcë e stabilitetit dhe paqes në rajon”, shtoi ajo ndër të tjera.

Më pas delegacioni i Kosovës mori pjesë në një konferencë tematike me përfaqësues të institucioneve të Iowa-s, duke përfshi gjeneralmajori Benjamin Corell, qëllimi i së cilës ishte të diskutohej një strategji bashkëpunimi mes të dyja vendeve për një periudhë afatmesme, përmes projekteve të ndryshme në fushën e sigurisë.

Ministrja Gërvalla ka theksuar se Qeveria e Kosovës është shumë e përkushtuar që të thelloj bashkëpunimin me shtetin e Iowa-s si dhe ka përmendur shumë storie suksesi të cilat i arriti Kosova si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi.

Sipas një komunikate të MPJD-së, pjesëmarrja e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision paqeruajtës në Kuvajt, ka thënë të jetë një prej atyre arritjeve që u mundësua krahas këtij bashkëpunimi.

Duke theksuar faktin që Kosova, është shndërruar në një faktor që prodhon siguri dhe paqe në rajon dhe më gjerë, Gërvalla ka përmendur edhe vendimin e institucioneve kosovare për strehimin e afganëve në Kosovë në bashkëpunim dhe koordinim me ShBA-të.

Po ashtu ka theksuar kontributin dhe përfshirjen e Kosovës në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes afirmimit ligjor, qasjes strategjike, veprimeve ekzekutive dhe pjesëmarrjes aktive në Koalicionin global. Në këtë kuadër ka njoftuar të pranishmit për sanksionet e vendosura ndaj organizatave dhe individëve që cenojnë paqen dhe sigurinë në botë.

Delegacioni mori pjesë edhe në një pritje që u mbajt me pjesëtarë të komunitetit të Iowa-s, si dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare, ku patën rastin të zhvillojnë diskutime lidhur me bashkëpunimin mes të dyja vendeve e posaçërisht arritjet e Kosovës në fushën ushtarake.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago