Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa’ani si agjent të Mossad-it. Sipas faqes The National, e cila e publikoi lajmin duke iu referuar informacioneve të pakonfirmuara, gjenerali Qa’ani i Gardës Revolucionare dhe i forcës Quds u akuzua për spiunazh dhe u ekzekutua.
Emri i Qa’ani doli në publik pas raportimeve sipas të cilave Mossad-i izraelit dinte madje edhe se ku ishte ulur lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kur u godit nga sulmi që çoi në vdekjen e tij.
Siç shkruante atëherë protothema.gr, thashethemet thoshin se Qa’ani ishte ai që i dërgoi Netanyahut imazhin e Khameneit të vdekur, në mënyrë që më pas kryeministri izraelit të informonte Donald Trump për vdekjen e liderit më të lartë fetar të Iranit.
Qa’ani ishte ai që pasoi Soleimanin pas vdekjes së tij dhe gëzonte besimin e plotë të Khameneit. Megjithatë, që nga momenti kur u emërua gjenerali iranian, ai shpëtonte rastësisht nga operacionet e Mossad-it.
Kështu ndodhi edhe ditën kur, si i dërguar i Iranit, i jepte Hezbollahut njohuri teknike për të përballuar IDF-në. Atë ditë, gjatë një shtrëngimi duarsh, dikush i lyu me një substancë dorën liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, duke e kthyer në një “transmetues”. Qa’ani shpëtoi. Përkundrazi, Nasrallah u vra, ashtu si edhe pasardhësi i tij në krye të Hezbollahut, Safieddine, në një sulm me saktësi të jashtëzakonshme nga izraelitët. Qa’ani konsiderohej për disa ditë i vdekur, pasi thuhet se shpëtoi “për një fije”.
Qa’ani thuhet se u identifikua si i dyshuar në Teheran dhe u mor në pyetje, me hetimin që përfundoi kur gjenerali u rrëzua dhe u dërgua në spital me simptoma të një ataku kardiak.
Pasi Qa’ani përfundoi një spastrim të kundërshtarëve brenda radhëve të Gardës Revolucionare, ai u bë sërish talk of the town. Thuhet se në korrik të vitit 2024 ai vizitoi Ismail Haniyeh në një vend që ishte tepër sekret, në qendër të Teheranit. Pak më vonë, izraelitët hodhën në erë vendin ku fshihej Haniyeh. Qa’ani shpëtoi “për pak”.
Edhe një herë “rastësisht” thuhet se mbijetoi nga sulmet izraelite gjatë luftës 12-ditore, gjatë së cilës u vra një pjesë e madhe e udhëheqjes ushtarake të Iranit. Dhe tani mungonte, ose sapo ishte larguar nga zyra e Khameneit, kur izraelitët goditën me 30 bomba precize duke vrarë të gjithë.
Logjikisht, personi që do të guxonte të ngrinte telefonin dhe të bënte një fotografi të trupit të liderit suprem mes rrënojave nuk mund të ishte tjetër veçse një zyrtar i lartë ushtarak i Iranit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…