Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor.
Kushtetuesja e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti për këtë vendim, ku thuhet se Gjykata Kushtetuese njëzëri ka vendosur për “vazhdimin e masës së përkohshme.
“Ju njoftojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, sot më 30 mars 2020, njëzëri ka vendosur për vazhdimin e masës së përkohshme në rastin e KO219/13, të parashtruar nga Avokati i Popullit, z.Hilmi Jashari. Masa e përkohshme vazhduar deri më 30 qershor 2020. Vendimi për vazhdimin e masës së përkohshme do ju dërgohet së shpejti në kopje fizike”.
Ligji për Paga i miratuar në shkurt të këtij viti ishte dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit për shkak të ankesave të rreth 30 palëve. Ndaj këtij ligji ka pasur ankesa edhe nga infermierët e spitaleve publike të Kosovës.
Në bazë të k ëtij ligji mjekët specialistë do të paguheshin me pagë rreth 1200 euro në muaj, por pagat e tyre vazhdojnë të mbesin përgjysmë më pak deri sa Gjykata Kushtetuese të merr një vendim përfundimtar.
Avokati i Popullit ishte ankuar pasi ka pranuar gjithsej 35 ankesa individuale nga subjekte të ndryshme të sektorit publik dhe pasi ka vlerësuar se është në “interes të ankuesve, por edhe të publikut, që Gjykata të vlerësojë nëse Ligji i kontestuar prek interesat legjitime të këtyre ankuesve.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…