BREAKING NEWS

Përplasje me armë gjatë operacionit në Maliq, vritet një polic. Plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq këtë të enjte, 4 qershor, ku gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi në kërkim ka ndodhur një përplasje me armë. Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se ngjarja ka ndodhur në një zonë malore të Lozhanit, në Maliq, ku strukturat e policisë pasi kishin identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij. Mirëpo personi i kërkuar rezultoi i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj efektivëve, duke i marrë jetën njërit prej tyre dhe plagosur një tjetër.

Enea Mekolli është polici që mbeti i vrarë në krye të detyrës.

Nga përplasja me armë dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe autori i ngjarjes, i cili më pas është ndaluar. Ai është identifikuar si V.B, 43-vjeç, i dënuar me 10 vite burg në mungesë, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi V.B, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ të DVP Korçë).

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi V.B, i cili më pas është arrestuar.”, kanë bërë me dije uniformat blu.

Efektivi i plagosur me inicialet E.A po merr ndihmën e parë në spitalin e Korçës. Ai pritet që të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago