​Trumpi kërcënon Irakun me sanksione, nëse dëbohen trupat amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me sanksione të ashpra Irakun pasi Parlamenti i saj u bëri thirrje trupave amerikane të largohen nga vendi.

“Ne kemi një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë, që është atje. Kushton miliarda dollarë për të ndërtuar.

Ne nuk largohemi nëse nuk na paguajnë për këtë” u tha ai gazetarëve. Trumpi tha se nëse Iraku u kërkon forcave amerikane të largohen, “ne do t’u ngarkojmë atyre sanksione si kurrë më parë”.