KRYESORE

​Veliu: LDK-ja s’ka ofertë tjetër për VV-në

Me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek varri i tij, por nga atje, s’munguan as deklaratat politike për situatën aktuale politike në vend.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu tha se presidenti Ibrahim Rugova shënoi shekullin e shqiptarëve.

“Në 14 vjetorin e shkuarjes së Rugovës në pavdekësi sot e kujtojmë presidentin historik, Ibrahim Rugova i cili e shënoi shekullin e shqiptarëve e kujtojmë arkitektin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës me të cilin bota demokratike gati dy dekada e personifikoi Kosovën”, tha ai.

Veliu është pyetur nga mediat edhe lidhur me marrëveshjen e mundshme për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Veliu tha se ata kanë dërguar ofertë parimore dhe janë në pritje.

“Ne e kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që Vetëvendosja të deklarohet përndryshe ne diçka tjetër nuk kemi. Oferta jonë është ajo që është dhënë, është parimore dhe sigurisht që edhe Kryesia e LDK-së do qëndrojë aty”, tha ai, përcjell kp.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

2 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

5 orë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

17 orë ago