Mojtaba Khamenei është zgjedhur si udhëheqësi suprem i ardhshëm. Kredit : Zyra e Udhëheqësit Suprem Iranian
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën e Hormuzit, që po minohet masivisht nga Irani. Avionët amerikanë reaguan duke goditur 16 anije minuese iraniane gjatë procesit të vendosjes së eksplozivëve, siç duket edhe nga këto pamje. Presidenti amerikan Donald Tramp kërcënoi se do të godasë ashpër nëse kjo ndodh.
Në mënyrë misterioze, një anije transporti mallrash u godit nga një predhë e paidentifikuar në hyrje të ngushticës. SHBA ka rritur patrullimet detare për të garantuar kalimin e lirë të anijeve që transportojnë naftë, për të ruajtur qëndrueshmërinë e furnizimit të tregjeve globale, të tensionuara së tepërmi nga ky konflikt. Irani paralajmëron se bllokada do të mbetet në fuqi deri në dëmshpërblimin e plotë të dëmeve të luftës.
Sulmet iraniane janë zgjeruar me shpejtësi drejt vendeve fqinje të Gjirit Persik. Arabia Saudite ka pritur dhe asgjësuar 7 dronë që shënjestronin fushën e naftës në Shaybah. Në Kuvajt, roja kombëtare shkatërroi 8 dronë, ndërsa në Emiratet e Bashkuara kanë numëruar deri më tani mbi 1 mijë sulme ajrore. Teherani kërcënoi zyrtarisht se do të zgjerojë objektivat e goditjes edhe ndaj institucioneve financiare. Bankat amerikane dhe izraelite në Lindjen e Mesme janë shpallur tashmë shënjestra legjitime.
Kina ka deklaruar se nuk pajtohet me sulmet ndaj vendeve të Gjirit dhe dënon goditjen e objekteve civile. Pekini ka kritikuar njëkohësisht SHBA-në dhe Izraelin për nxitjen e destabilizimit rajonal. Sa i përket udhëheqjes, djali i Presidentit Pezeshkian konfirmoi se Mojtaba Khamenei është “shëndoshë e mirë”.
Në frontin e Libanit, bombardimet izraelite janë zhvendosur në qendër të Bejrutit dhe në jug. Bilanci i viktimave në Liban ka arritur në 570. Rreth 780 mijë janë të zhvendosurit nga lufta. Ndërsa në Iran, shifra e të vdekurve ka kaluar 1 mijë e 300.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…