30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore e Prizrenit i janë caktuar Fehmi Musës, të dënuarit për terrorizëm, që u arrestua të martën në Vermicë duke transportuar një grup refugjatësh palestinez.
Njoftimi është bërë i ditur nga vetë gjykata, dhe bëhet e ditur se kjo masë e sigurisë Musës do t’i llogaritet nga dita e arrestimit – e marta.
“Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri me iniciale F.M. në ditën kritike policia kufitare ka ndaluar automjetin ”Tauran VË”, të cilën ka qenë duke e drejtuar i pandehuri, ku pas kontrollimit është konstatuar se i njëjti ka transportuar migrant (palestinez) të cilët ka pasur të i transportoj sipas marrëveshjes paraprake prej pikës kufitare në Vërmicë për në qendrën e azilit për të huaj në Magurë dhe për këtë nga secili ka pasur për të marr nga 20 euro. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit./Reporteri.net
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…