LAJME

100 mijë libra, antikuarë e tituj të rrallë! Biblioteka e vjetër pas restaurimit, Misha: Trashëgimi elitare! U sekuestruan në diktaturë, hapen për herë të parë në këto dekada

Dedikuar lexuesve, kryeqyteti ka një hapësirë më shumë… Në këtë objekt monument kulture, të emërtuar për vite si Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, është ngritur pas Pavarësisë për herë të parë flamuri në Tiranë dhe u vendos qeveria e parë…

Ka qenë e lënë në harresë për vite me radhë Biblioteka e vjetër. Tanimë e rikonstruktuar totalisht, kjo me mbështetjen e Bashkimit Evropian e koston prej 81 milionë lekësh, ka çelur dyert nën emrin qendra ‘Sotir Kolea’.

“Sotir Kolea është nga figurat që në vitet ’30 vendosi themelet e Bibliotekës Kombëtare. Ka qenë për afro 8 vjet drejtor i Bibliotekës”, shprehet drejtori i Bibliotekës Kombëtare, studiuesi Piro Misha.

Është e ndarë në disa salla nga “Herbert” tek “Lumo Skëndo”.

“Këtu është një masë e madhe librash. Mbi 100 mijë që ruhen sepse rrezikonin të zhdukeshin nëse ishin në ato kushte. Libra me mjaft vlerë, të ndara sipas gjuhëve apo kulturave. Nga salla franceze, tek ajo gjermane, italiane, salla greko latine, ajo orientale. Kemi rindërtuar bibliotekën ‘Hebert’ që është biblioteka e parë publike në Shqipëri. Njëkohësisht edhe një pjesë të bibliotekës së Fultzit”, shprehet më tej studiuesi.

Qendra ka kryesisht libra të trashëguar apo të konfiksuar pas Luftës së Dytë Botërore. Në post diktaturë shumë syresh u mbajtën nëpër thasë e kuti, dhe ende mbeten për t’u sistemuar. Janë në gjuhë të huaja, dhe bëhen për herë të parë të aksesueshme për publikun.

“Kjo qendër ruan kryesisht fonde që kanë qenë të panjohura për publikun. Bëjnë pjesë në ato fonde të sekuestruara nga qeveria komuniste në vitet ’40 fillmi i viteve ’50, që janë ruajtur në këtë vend pa qenë mundësia ti ofrohen publikut. Dhe një nga aspektet më të rëndësishme është ruajtja e një trashëgimie të rëndësishme, që është edhe pjesë e historisë sonë, asaj elitare”, shprehet studiuesi.

Librat e para viteve 1800, antikuarët, momentalisht deri në forcimin e sigurisë janë zhvendosur në Bibliotekën Kombëtare. Ndërsa prej fondit të hapur të Bibliotekës, janë pasuruar raftet tek ‘Sotir Kolea’.

“Qendra ofron një model të ri bibliotekar, me fonde të hapura”, shprehet Misha.

Janë tituj të fushave të ndryshme, nga feja, letërsi, historik e filozofik që datojnë nga Perandoria Osmane. Siç shpjegon studiuesi Misha, prania e këtyre titujve kryesisht në italisht apo frëngjisht gjatë kësaj periudhe është një tregues me peshë i lidhjes së shqiptarëve me botën perëndimore…

“Librat që shikoni aty ( salla ‘Herbert’) janë të shek. XVII-XIX. Ka dhe libra më të hershëm (antikuarë, para viteve ‘800) që përkohësisht janë larguar prej këtu pasi kërkojnë kushte të veçanta ruajtje. Por së shpejti bashkë me Ministrinë e Kulturës do të vendosen këtu të mbrojtura me xhama dhe në rafte me çelës”, shprehet Misha.

Koleksionet oriental e bizantin, janë nga më të rrallët. Shumë botime janë kopje unike, dhe kanë ngjallur interes edhe tek studiues të huaj.

“Ka salla që janë më speciale si salla orientale dhe ajo greko-latine”, tregon studiuesi.

Në katin e dytë ndodhet tanimë dhe Qendra e Restaurimit. Këtu shohim disa prej pajisjeve moderne të pastrimit të pluhurit, lagështirës dhe deacidifikimit të librave. U financuan nga BE në koston afërsisht 621,672.73 euro. Pas specializimit të punonjësve në Francë priten të vihen në punë dhe kanë një rëndësi vitale, veçmas për skanimin e thesareve të Bibliotekës.

Është ende i ekspozuar një pjesë e koleksionit të Lumo Skëndos në një qoshk të posaçëm të Qendrës ‘Spiro Kolea’. Ka qenë një nga bukinistët shqiptarë që kudo shkonte nëpër botë, blinte botime me vlerë nga fusha të ndryshme, faturat e të cilave ende ruhen nga Biblioteka.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

7 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago