Agjencia Australiane e Hapësirës ka përfunduar hetimin e nisur për një kapsulë misterioze që u nxor në breg nga deti në një plazh të Australisë Perëndimore.
Pas hetimit dy-javor për origjinën e kapsulës, ASA njoftoi të hënën se objekti i përket Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor.
“Ne kemi konstatuar se objekti … ka shumë të ngjarë të jetë mbetje nga një fazë e tretë çmontimi i një mjeti lëshues satelitor polar (PSLV), “njoftoi ASA në profilin e tyre zyrtar në Twitter .
“PSLV është një mjet lëshimi i operuar nga [ISRO].”
Kujtojmë se objekti u gjet nga një qytetar në breg të detit më 15 korrik, ndërsa ASA fillimisht dyshoi se mbetjet mund t’i përkisnin ndonjë anijeje kozmike.
“Mbetjet mbeten në ruajtje dhe Agjencia Australiane e Hapësirës po punon me ISRO, e cila do të sigurojë konfirmim të mëtejshëm për të përcaktuar hapat e ardhshëm, duke përfshirë marrjen në konsideratë të detyrimeve sipas traktateve hapësinore të Kombeve të Bashkuara”, shkruan ASA.
Cilindri është rreth 2.5 metra i gjerë dhe midis 2.5 dhe 3 metra i gjatë dhe shkaktoi jo pak reagime kur doli fillimisht në breg.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…