Testimi i rasteve me coronavirus është bërë problem në gjithë botën, shkaku i mungesës me teste, e në shumë raste edhe cilësia e tyre, pasi ka nga ato që japin rezltate false. Kosova ka pranuar nga Serbia 1000 teste donacion, duke mos treguar origjinën e prodhuesit dhe cilësinë e tyre. Derisa, vende si Spanja, Turqia, e Çekia, ka pasur raste kur kanë refuzuar testet e prodhuesve kinez, shkaku se ato jepnin rezultate të gabuara.
Në Kosovë është duke u zhvilluar një debat i gjerë nëse duhej pranuar apo jo donacionin me 1000 teste për coronavirus nga Serbia. Qeveria e Kosovës, e cila ka pranuar donacionin, po thotë se nuk duhet përzier politikën në këtë kohë, kur e gjithë bota po përballet me pandeminë, dhe donacioni me teste për coroanvirus nga Serbia duhet mirëpritur.
Në anën tjetër, shumica e partive opozitare e kanë kundërshtuar pranimin e këtij donacioni, pa hyrë shumë në temën e cilësisë së tyre.
Në Kosovë debati për pranimin ose mospranimin e testeve nga Serbia, po zhvillohet në nivelin politik dhe jo në atë të kualitetit. Shumë prej atyre që kanë qenë kundër, e kanë arsyetuar këtë me faktin se Serbia e cila i ka shumë borxhe të pashlyera Kosovës nga lufta e fundit mes tyre, e ka shfrytëzuar këtë moment, për t’u paraqitur para botës si shtet humanitar dhe jo si agresor ndaj Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë, do të duhej të ekzistonte edhe një debat tjetër, dhe në përgjigje nga institucionet e Kosovës rreth kësaj teme. Nëse këto teste janë verifikuar rreth cilësisë së tyre, kur ky debat tashmë është publik në botë për testet kineze. Shto këtu faktin se Serbia ka marrë shumë teste nga Kina, dhe nëse këto teste janë të tilla, që janë refuzuar nga disa shtete europiane.
Qeveria e Spanjës ndeshi probleme me testet e blera nga një kompani kineze, dhe më vonë zbuloi se ato nuk ishin në gjendje të përcaktonin me saktësi nëse pacienti kishte apo jo virusin.
Turqia gjithashtu njoftoi se kishte gjetur disa komplete testimi të porositura nga kompanitë kineze e të cilat nuk jepnin rezultate të sakta, megjithëse thoshte se rreth 350,000 prej testeve funksionuan mirë.
Akuzat për pajisjet jokualitetative vijnë pasi kritikët paralajmëruan se Kina mund të jetë duke përdorur shpërthimin e coronavirusit për të çuar më tej ndikimin e saj.
Në një postim në blog javën e kaluar, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell paralajmëroi se ekziston “një komponent gjeo-politik duke përfshirë një luftë për ndikim përmes rrotullimit dhe” politikës së bujarisë “.
“Kina po shtyn në mënyrë agresive mesazhin se, ndryshe nga SH.B.A., është një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm,” shkroi ai. “Të armatosur me fakte, ne duhet ta mbrojmë Evropën kundër shkatërruesve të saj.”
Një numër i qeverive evropiane kanë refuzuar pajisjet e prodhuara kineze të dizajnuara për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.
Mijëra komplete testimi dhe maska mjekësore nuk i kanë plotësuar standardet.
Përveç problemeve me cilësinë e testeve, probleme në Europë u shfaqen edhe me maskat mjekësore të prodhuara në Kinë.
Ministria Hollandeze e Shëndetësisë njoftoi se kishte porositur 600,000 maska për fytyrën. Pajisjet kishin mbërritur nga një prodhues kinez në 21 mars, dhe tashmë ishin shpërndarë në ekipet mjekësore të vijës së parë të frontit.
Zyrtarët holandezë thanë që maskat nuk përshtateshin dhe se filtrat e tyre nuk funksiononin siç ishte menduar, edhe pse kishin një çertifikatë cilësie,
Pjesa tjetër e dërgesës është lënë pa u shpërndarë, pasi ishte vendosur të mos përdoret, shkaku i dyshimeve për cilësinë e nevojshme.