EKSKLUZIVE

12 milionë vite i vjetër, shkencëtarët në Peru zbulojnë fosilin e rrallë të krokodilit

Paleontologët kanë njoftuar se kanë zbuluar një fosil të një krokodili që daton 10 deri në 12 milionë vjet që u zbulua në shkretëtirën e Perusë.

Fosili i krokodilit gavial, – apo peshkngrënës – krokodil që ishte i gjatë rreth 3 metra, u zbulua në fund të vitit 2023 në gjendje perfekte.

Fosili u gjet në shkretëtirën Okukahe, rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit, Lima.

“Kjo është hera e parë që gjejmë një të ri të kësaj specieje, pra ai nuk kishte arritur madhësinë maksimale. Ai vdiq para se të arrinte madhësinë maksimale”, tha paleontologu, Mario Gamarra në një konferencë për media.

Kafka dhe nofulla e këtyre specieve dallojnë nga krokodilët dhe aligatorët e ditëve të sotme, sipas Gamarras, i cili ka udhëhequr projektin për rikonstruktimin e fosilit.

“Ata kishin një hundë të zgjatur dhe ushqeheshin vetëm me peshk”, tha Gamarra.

“Specia më e afërt me këtë krokodil do të ishte krokodili indian gavial”, shtoi ai.

Zbulimi u bë bashkërisht nga Instituti Gjeologjik, Minieror dhe Metalurgjik i Perusë dhe shkolla La Union.

Shkretëtira Okukahe është e pasur me fosile, sikurse të balenave, delfinëve, peshkaqenëve dhe specieve të tjera të periudhës miocene – rreth 5 deri në 23 milionë vjet më parë – të cilat janë zbuluar më herët atje./ REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago