Këtë 28 Nëntor, Tirana u shndërrua sërish në qendrën e festimeve për identitetin dhe historinë shqiptare, me kryeqytetin që pret për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve.”
Ky aktivitet i organizuar për të festuar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ka mbledhur mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet dhe diaspora, duke sjellë së bashku përfaqësues të komunave shqiptare dhe arbëreshe, si dhe dhjetëra grupe artistike dhe kulturore.
Parada u hap në sheshin “Nënë Tereza” me një moment emocionues si recitimi i poezisë “Shqypnia e lirë” të Gjergj Fishtës, interpretuar nga aktori i njohur Reshat Arbana.
Pjesëmarrësit po shpalosin trashëgiminë e pasur kulturore të shqiptarëve përmes këngëve, instrumenteve tradicionale dhe kostumeve karakteristike, duke krijuar një atmosferë gëzimi dhe bashkimi.
Parada nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe grupet e ansamblet do të përshkojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” duke përfunduar marshin në sheshin “Skënderbej,” ku Parada do të kulmojë me ngritjen e flamurit kuqezi.
“Parada Shqiptare” është një organizim i Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me Shoqatën Rrënjë Shqiptare (Albanian Roots) që vepron në Nju Jork. Ajo shënon një moment të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e traditave dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Pjesëmarrësit, të veshur me ngjyrat kuqezi dhe veshje popullore, e bëjnë këtë ngjarje një festë të paharrueshme dhe një shembull të bukur të bashkimit të shqiptarëve nga e gjithë bota.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…