POLITIKE

Kim: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim nga Pashalimani ku ndoqi stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021” foli edhe për vendimin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për ta shpallur ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij “non grata” në SHBA. Ambasadorja tha se nuk kishte asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë Sekretari i Shtetit në deklaratën e tij për këtë çështje, por shtoi se zhvillimet e fundit në Shqipëri janë pozitive.

“Keni parë zhvillime domethënëse këto janë zhvillime pozitive që duhet të vazhdojnë. Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s, Shqipëria do të jetë në BE dhe është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë, duhet të jetë një vend i pastër që të jetë një vend i pasur dhe për të arritur aty, askush, askush nuk mund të jetë mbi ligjin”.

Më tej ambasadorja tha se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të punojnë për forcimin e demokracisë.

“Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë. Ky nuk është një projekt i juaj, por është një projekt që së bashku mund ta bëjmë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago