KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet kryesore tregtare të Tehranit, ndërsa dëshmitarët raportojnë për një avion në flakë në pistë. Sulmet vijnë pasi Izrael njoftoi nisjen e një vale të re bombardimesh kundër Iranit.

Sipas ushtrisë së Tel Avivit, mbi 80 avionë luftarakë morën pjesë në operacionet ajrore kundër infrastrukturës ushtarake iraniane. Mes objektivave të goditura ishte edhe universiteti ushtarak i Gardës Revolucionare, ku trajnohen oficerët e kësaj force.

Izraeli deklaron gjithashtu se janë goditur depo raketash dhe një bazë nëntokësore balistike ku operonin qindra ushtarakë. Ndërkohë Irani ka vazhduar kundërpërgjigjen me raketa dhe dronë drejt territorit izraelit. Sirena alarmi janë dëgjuar gjatë natës në Jerusalem dhe Tel Aviv, ndërsa sistemi i mbrojtjes ajrore ka rrëzuar shumicën e raketave.

Ushtria iraniane tha në një deklaratë se marina e saj nisi një valë masive sulmesh me dronë, me zjarr të rëndë, duke synuar bazat amerikane në Abu Dhabi dhe Kuvajt në orët e para të mëngjesit. Azerbajxhani së shpejti do të hyjë në luftë kundër Iranit. Autoritetet izraelite e parashikojnë këtë, sipas një raportimi nga televizioni lokal “Channel 11”.

Më parë, disa media izraelite kishin ngritur mundësinë e përfshirjes së shteteve të Gjirit si Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe grupeve kurde aktive në Irak. Megjithatë, Garda Revolucionare njoftoi në një deklaratë se kishte sulmuar dhe “grupet separatiste” të pranishme në Kurdistanin irakian.

“Nëse grupet separatiste veprojnë kundër integritetit territorial të Iranit, ne do t’i shkatërrojmë ato”, lexohet në deklaratë, ndërsa ka pasur raportime se SHBA po mbështet kurdët e Irakut për një veprimtari tokësore brenda Iranit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago