BOTA

Lideri çeçen thuhet se iu është bashkuar trupave të tij në Ukrainë

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov raportohet se ka udhëtuar për në Ukrainë, ku anëtarë e milicisë së tij besohet se po luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse.

Një televizion, që kontrollohet nga administrata e Kadyovit në Çeçeni ka postuar një video në Telegram më 13 mars, duke thënë se Kadyrov ishte në Ukrainë edhe pse nuk tregoi vendndodhjen e saktë se ku ishte bërë videoja.

Kadryrov ende nuk e ka konfirmuar se gjendet në Ukrainë. Megjithatë, dihet se njësitë e tij të Gardës Kombëtare të Çeçenisë janë dërguar në Ukrainë.

Në video, Kadyrov shfaqet duke u takuar me ushtarë të cilët i tregojnë për luftimet. Ndërkaq, në prapavijë shihet fotografia e babait të Kadyrovit, Akhmadit.

Në këtë video, Kadyrov flet pak, teksa ushtarët tregojnë se si njësia ka marrë kontrollin e një jetimoreje shtatë kilometra larg Kievit.

Videoja është titulluar: “Kreu i Republikës Çeçene Ramzan Kadyrov së bashku me luftëtarët që po marrin pjesë në operacionin e posaçëm ushtarak në Ukrainë”.

Mediat kanë raportuar gjerësisht për pjesëmarrjen e luftëtarëve çeçenë në Ukrainë, teksa janë publikuar video dhe fotografi të tyre që dëshmojnë pjesëmarrjen në këtë luftë.

Njësitë paramilitare çeçene gjerësisht konsiderohen si forca të frikshme ushtarake. Në të kaluarën janë dislokuar, gjoja me autorizimin e Qeverisë, në lindje të Ukrainës, por edhe në shtetet e tjera si Siria. /REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago