Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një konflikt mes disa qytetarëve në qytetin e Vushtrrisë, ku një grua bashkë me djalin e saj dyshohet se kanë sulmuar dhe kanë kërcënuar ish dhëndrin e tyre. Në Polici u shoqëruan dy të dyshuarit, mirëpo në ndalim policor ka përfunduar vetëm i riu.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë A.K.dhe B.K.
43-vjeçarja që dyshohet se sulmoi me çantë dore ish dhëndrin e saj, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i biri, është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje të sulmit që ndodhi në afërsi të Qendrës për Punë Sociale në Vushtrri, ku viktima kishte shkuar që të takohet me vajzën e tij nga martesa me ish gruan e tij.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.