Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që rritja e çmimit të energjisë elektrike të jetë më e butë, duke ulur të hyrat e lejuara të kompanive.
Ajo tha se ky propozim është i bazuar në argumente konkrete, përfshirë shtimin e kapaciteteve prodhuese nga termocentrali Kosova B.
“Ne kemi propozuar tek ZRRE-ja disa ndryshime. E para është që të zbutet rritja e çmimit, duke ulur të hyrat e lejuara të kompanive. Kjo do të ndikojë në një rritje më të përballueshme për qytetarët. Nga fundi i tetorit, pas intervenimeve në Bllokun B, kapaciteti do të rritet me 15 megavat, çka do të nënkuptojë rreth 39 gigavat orë më shumë prodhim për periudhën tetor-dhjetor. Kjo do të zvogëlojë importin e energjisë për së paku 6 milionë euro”, ka thënë Rizvanolli për ATV.
Ajo theksoi gjithashtu se kanë kërkuar më shumë sqarime për propozimin aktual të ZRRE-së, pasi sipas saj, ka diskrepanca të mëdha krahasuar me vitin e kaluar.
“Gjatë vitit të kaluar ka pasur njëfarë stabilizimi të kërkesës, çmimi ka qenë përafërsisht i njëjtë, megjithatë, në fundvit u rrit. Prodhimi i KEK-ut në vitin 2024 ka qenë 7% më i lartë se në vitin 2023. Prandaj, kemi kërkuar më shumë sqarime për diskrepancat e mëdha në propozimet aktuale”, tha Rizvanolli.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…