LAJME

20-vjeçari me spektër të autizmit, rrëfen integrimin social dhe jep mesazhe inkurajuese

Të jetosh me spektrin e autizmit është historia e 20-vjeçarit nga Tirana, i cili rrëfen për sfidat, ndërsa ndan me publikun ngjarje që i kanë shënjuar jetën.

Samueli, djalë 20-vjeçar me ëndrra dhe dëshira, ndan për të gjithë një histori suksesi, duke u integruar mes bashkëmoshatarëve. Me përfundimin e shkollës së mesme, kujtimet e kthejnë pas në kohë, ndërsa kujton me nostalgji momente që i kanë shënjuar jetën.

“U prezantova me të gjithë, emrat ja njoha pak me vonesë. Kam marrëdhënie të mira. Ndonjë të shtunë marr ndonjë shok në telefon dhe dalim. Mbaj mend që kur isha në klasë të katërt, kam qarë pasi një shoh më futi fshirësen në sy”, tha Samueli.

Nuk i fsheh pasionet që ka, për Samuelin, shkencat ekzakte janë prirjet e tij. “Më përlqen matematika dhe fizika. Celularin e përdor, flas me shokët e mi. Më pëlqen bashketbolli. Dëshiroj të bëhem doktor”.

Kur flet për muzikën i shkëlqejnë sytë.

Vendos kufjet pasi më pëlqen të eci me muzikë”, tregon ai.

Me kapërcimin e vështirësive, sot Samueli gëzon respektim e të gjithëve, ndaj i drejtohet me një mesazh shokëve. “Urime për të gjithë ju dhe ju plotësofshin të gjitha dëshirat që keni”

Vitet e para të jetës, mësuese Liljana ka ndjekur ecurinë e Samuelit, i cili sot për të është një histori suksesi.

Me mbështetjen dhe vullnetin për Samuelin kapërcimi i betejave për të fituar luftën janë bërë falë mbështetjes që ka gjetur edhe në komunitetin ku jeton.

Gazetare: E. Hasanbelli   


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago