POLITIKE

20 vjet pas luftës, Albin Kurti i vetmi që del kundër Listës Serbe

Kanë kaluar 20 vite prej përfundimit të luftës në Kosovë dhe deri më tani vështirë se është kundërshtuar Lista serbe në një mënyrë apo tjetrën. Albin Kurti gjatë fushatës si kandidat për kryeministër nga VV dhe pas fitores nw zgjedhjet e 6 tetorit ka treguar se nuk do të vrapoj pas Listës serbe për tu future në koalicion më ta edhe pse Kushtetuta e Kosovës iu garanton marrjen e udhëheqjen e ndonjë ministrie.

Lista Serbe (LS) së paku deklarativisht është shprehur se nuk ka ambicie të jetë pjesë e qeverisë së re, e cila pritet të formohet së shpejti. Për ta lënë jashtë koalicionit qeverisës këtë parti po pretendon edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili aktualisht është mandatar dhe është duke negociuar për përbërjen e re të ekzekutivit.

Politologu Albinot Maloku ka thënë  se Lista Serbe është subjekti kryesor përfaqësues i serbëve në Kosovë. Se si u bë që ata fituan gati 100% të votave, kjo mirëfilli dihet se nuk ishte në rregull dhe në frymën e demokracisë, mirëpo ky subjekt politik është realiteti i politikës serbe!

“Për shkak të komplikimeve kushtetuese në Kosovë, ata janë edhe votues të përfaqësuesit të serbëve në Qeveri. Modeli i ofruar nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është i ri në skenën politike dhe duket të jetë zgjidhja më e mirë e problemit të quajtur Lista Serb, pra ata mund të kenë përfaqësuesit e tyre në Qeveri pa pasur nevojë të bëhen koalicione siç jemi mësuar ti shohim. Ky model i imponuar nga rrethanat është i pranueshëm dhe tjetër hapësirë nuk duhet lejuar” është shprehur Maloku.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago