Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë garat ilegale të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Njësitë policore në këtë autostradë kanë hasur në dy automjete duke zhvilluar shpejtësi prej 225 km/h dhe 230 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, ku të njëjtit janë gjobitur me nga 300€ dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Parandalimi i garave të shpejtësisë në autostradë dhe mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë”
Me datën 26.12.2023 Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të Planit Operativ ”Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në kilometrin e 10-të të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”, njësitë policore kanë hasur në dy automjete duke zhvilluar shpejtësi prej 225 km/h dhe 230 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, ku të njëjtit janë gjobitur me nga 300€ dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, bëhet e ditur në njoftim.
Kujtojmë se si pasojë e garave ilegale të shpejtësisë në këtë autostradë, tre persona humbën jetën ditë më parë.
Disa ditë më par , Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka paralajmëruar ashpërsim të dënimeve për shkeljet në komunikacion.
Ai paralajmëroi ashpërsim të dënimeve për shkeljet në komunikacion. Sveçla tha se me ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor parashihet dhe do të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve në komunikacion, ndër të tjera dyfishim të gjobave të vlerës monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe dyfishim të pikëve negative.
“Referuar kësaj zyrtarët e trafikut janë pajisur me kamera trupore, ndërsa janë aktivizuar edhe veturat me pajisje inteligjente për evidentimin elektronik për shkeljet në komunikacion.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…