FOTO&VIDEO

Rama: Vuçiqi e ka një makth – Kosovën

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka një makth dhe ai makth është Kosova.

Në një intervistë për “Turkiye Today” të enjten, Rama ka konsideruar se pretendimet e Vuçiqit mbi aleancën ushtarake Shqipëri – Kosovë – Kroaci janë të pabaza.

Gjithashtu, Rama e hodhi poshtë idenë e Vuçiqit se Turqia ka ambicie “neo-osmane” në rajon, duke përmendur një projekt të vonuar restaurimi të një xhamie të vogël të dëmtuar nga përmbytjet në Shqipëri nga Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA).

Sipas tij, nëse Turqia do të kishte ambicie të tilla, xhamia do të ishte rikonstruktuar që tre vjet më parë.

“Çfarë neo-osmanizmi? Jam i sigurt që presidenti i Serbisë mund të shohë se Turqia ka investuar më shumë në Serbi sesa në Shqipëri dhe Kosovë së bashku”, ka thënë Rama duke iu përgjigjur një deklarate të tetorit të vitit të kaluar të Vuçiqit, i cili akuzoi Turqinë se “ëndërron Perandorinë Osmane” pas shitjes së dronëve Skydagger te Kosova. Më vonë, ai akuzoi gjithashtu Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara se armatosin Kosovën, duke e portretizuar atë si “një kërcënim të drejtpërdrejtë për Serbinë dhe integritetin e saj territorial”.

Rama nuk i kurseu fjalët lidhur me akuzat e Vuçiqit se Shqipëria, Kroacia dhe Kosova po formonin një “aleancë ushtarake” që synonte rrezikimin e Serbisë. Rama i karakterizoi këto pretendime si frikë që rrjedhin nga paaftësia e Serbisë për ta pranuar realitetin.

“Presidenti Vuçiq është dikush me të vërtetë me njohuri të mëdha, intuitë të shkëlqyer, që mezi pret shumë gjëra, por ka makthin e tij: është Kosova. Kaq është. Pikë. Kur makthi i pushton emocionet, ai arrin gjithashtu të thotë gjëra që sinqerisht nuk kanë kuptim”, ka deklaruar Rama.

Megjithatë, Rama nënvizoi se edhe pse ka mosmarrëveshje me Beogradin, Vuçiqi mbetet një lider “me të cilin mund të bisedohet dhe të ndërtohet bashkëpunim mbi objektiva të përbashkëta”.

Kryeministri shqiptar theksoi gjithashtu mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën.

“Kosova është e pavarur; është republikë. Ky proces është i pakthyeshëm. Nëse Kosova preket, preket edhe Shqipëria. Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial”, deklaroi Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago