Në një ceremoni të zhvilluar nga Lëvizja e Dhjetorit ’90 në 23-vjetorin e ekzekutimit të Azem Hajdarit, i pranishëm ishte edhe Sali Berisha.
Ai shoqërohej nga djali i madh i Azem Hajdarit, Kiri, si dhe nga Edith Harxhi. Berisha u zotua se së bashku me demokratët do ta ngrejë PD-në në piedestal.
Ndërkohë, edhe njëherë tjetër, ai komentoi vendimin e Bashës për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar, duke e cilësuar atë si një poshtërim ndaj historisë së partisë dhe vendim për interesat personale të kreu të PD.
“Erdha për t’u përulur me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të revolucionit demokratik të dhjetorit 1990, udhëheqësit të lëvizjes studentore. Azem Hajdari do të jetojë përjetë si një simbol i kurajës, do të frymëzojë të rinjtë shqiptarë për të qëndruar në mbrojtje të lirisë dhe vlerave të saj.
Sot Shqipëria dhe PD ndodhen në gjendje më kritike të saj. Ndaj, është në nderin dhe detyrën e demokratëve kudo në Shqipëri të ngrihen, të ngrenë kokën lartë, trashëgimia e tyre e shkëlqyer do t’u japë nder dhe frymëzim në çdo kohë. Një poshtërim i paparë ndonjëherë në historinë e PD ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët, mbështetësit, e PD do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin antistatutor, antidemokratik të atij që sot është në krye të PD, por që dëshmon që mbi këtë tokë ka vetëm interesin e tij personal.
Këtë prani merreni si një zotim para tribunit tonë legjendar se ne PD-në do ta ngremë në piedestalin që ajo meriton. Do të ecim më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë për të përmbysur regjimin e drogës, krimit, të pazareve”, tha Berisha.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…